(Përditësimi i fundit: 25 gusht – v1.5)
Qëllimi i kësaj Deklarate të plotë të Privatësisë (“Privacy Notice”) është të përshkruajë Amelia-n, asistenten virtuale të Wizz Air për përpunimin e të dhënave.
Kontrollorët e përbashkët dhe marrëveshja e tyre
Wizz Air Hungary Ltd.(informacione kontakti) dhe Facebook Ireland Limited(informacione kontakti) janë kontrollorët e përbashkët të të dhënave tuaja lidhur me ndërveprimet tuaja me Amelia-n, asistenten virtuale të Wizz Air.
Amelia është e integruar me platformën e Facebook Messenger duke përdorur platformën Mindsay. Kemi nënshkruar një marrëveshje për kontrollorë të përbashkët lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja kur ndërveproni me Amelia-n. Për më shumë informacion në lidhje me kontratën e kontrollorit të përbashkët mes Facebook dhe Wizz Air, ju lutem shikoni Shtojcën e Kontrollorit të Facebook.
Cili është qëllimi i procesimit të të dhënave?
Ne do t'i përdorim të dhënat tuaja për qëllimet e mëposhtme:
1) T'u përgjigjemi pyetjeve dhe kërkesave tuaja:qëllimi i përpunimit të të dhënave tuaja personale është për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave që keni për ne.
2) Përmirësim Amelia:Wizz Air mund t'i përpunojë të dhënat tuaja me aprovimin tuaj kur bashkëveproni me Amelia për të trajnuar për të trajnuar më tej logjikën e përpunimit gjuhësor natyral të Amelia.
Sigurimi i të dhënave tuaja personale është me dëshirë. Megjithatë, nëse nuk i jepni të dhënat tuaja, mund të mos jeni në gjendje të përdorni shërbimet tona.
Facebook do t'i përdorë të dhënat tuaja për qëllimet që tregohen te politika e Facebook për mbrojtjen e të dhënave.
Cilat të dhëna personale përpunojmë rreth jush?
Për qëllimet që tregohen më sipër, Wizz Air do t'i përpunojë kategoritë e të dhënave që tregohen më poshtë:
A. Të dhënat e Facebook Messenger:Chatbot ynë integrohet me platformën Facebook Messenger, prandaj Wizz Air mund t'i përpunojë informacionet publike që mund t'i keni dhënë tashmë Facebook, si emri, gjinia ose informacionet që Wizz Air mund të marrë nga Facebook, si ID e përdoruesit të Facebook, ID e mesazhit, gjuha juaj.
Përdorimi i të dhënave tuaja në Facebook Messenger nuk është i nevojshëm për të përdorur chatbot tonë.
B. Të dhënat e konvertimit:duke përfshirë detajet e bashkëveprimit tuaj me chatbot tonë, si për shembull statusi i fluturimeve tuaja, pyetjet, kërkesat ose komunikimi ynë me ju.
Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale
Për të përpunuar të dhënat tuaja personale, Wizz Air do të mbështetet te bazat ligjore të mëposhtme:
- Aprovimi juaj, të cilin na e jepni sipas pikës 6 (1) a) Rregullorja e BE 679/2016 ("GDPR") (“Aprovimi”).
- Përpunimi i të dhënave tuaja personale është i mundur mbi bazën e interesit legjitim sipas pikës 6 (1) f) GDPR (“Interesi legjitim”).
Wizz Air ka një interes legjitim në përpunimin e të dhënave për t'iu përgjigjur pyetjeve, kërkesave tuaja, sepse është tepër e rëndësishme për t'u përfshirë me përdoruesit nëse kanë pyetje për të ruajtur besimin e tyre te Wizz Air. Nëse përdoruesit kanë kontaktuar Wizz Air me një pyetje (ose ankesë), është e arsyeshme për ta që të presin që të dhënat e tyre të përpunohen për të mundësuar një përgjigje.
Wizz Air mund t'i përpunojë të dhënat tuaja personale për qëllimet dhe bazat ligjore që tregohen më poshtë:
|
Qëllimi i përpunimit të të dhënave
| Kategoritë e të dhënave personale që përpunohen
| Baza ligjore
|
Përgjigja e pyetjeve dhe kërkesave tuaja | - Të dhënat e identifikimit
- Përmbajtja e bisedave
| Interesi legjitim |
Përmirësimi i Chatbot tonë | | Aprovimi |
Ju lutem të shikoni më shumë informacion për përpunimin e të dhënave të Facebook te njoftimi i Facebook për privatësinë.
Për sa kohë i mbajmë të dhënat tuaja personale?
Wizz Air i mban të dhënat tuaja personale prë sa kohë është e nevojshme për performancën e detyrimeve të Wizz Air dhe vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur qëllimet për të cilat janë marrë informacionet. Të dhënat personale do të hiqen nga regjistrimet e Wizz Air ose do të anonimizohen siç duhet kur nuk nevojiten më. Wizz Air mund t'i ruajë për deri në një vit të dhënat tuaja personale të mbledhura ndërsa bashkëveproni me Amelia. Nëse Wizz Air i përpunon të dhënat tuaja personale mbi bazën e aprovimit tuaj, Wizz Air do t'i përpunojë dhe do t'i ruajë të dhënat tuaja personale derisa të tërhiqet aprovimi juaj.
Facebook mund t'i ruajë të dhënat tuaja të mbledhura gjatë bashkëveprimit tuaj me Amelia në përputhje me njoftimin e Facebook për privatësinë.
Kush mund të ketë akses në të dhënat tuaja?
Anëtarët e stafit tonë me autorizimin e përshtatshëm mund të kenë akses në të dhënat tuaja personale mbi bazën e "nevojës për t'i ditur" dhe "privilegjit më të pakët". Wizz Air mund të përfshijë persona të tjerë, palë të treta si përpunues të të dhënave për të na ofruar shërbime neve dhe gjykata, organe qeveritare ose autoritete të tjera mund të na kërkojnë që t'ua zbulojmë të dhënat tona atyre.
- Ofruesit e shërbimeve:Wizz Air i përdor sistemet IT të ofruara nga jashtë ose shërbimet e ofruara nga ofrues të palëve të treta si mbështetje për proceset e brendshme.
|
Përpunuesit e të dhënave | Seat | Activity |
Destygo (Mindsay) | 131, avenue Parmentier, 75011 Paris, France | Chatbot development and operation. |
Shërbimet në Web të Amazon | 38 Avenue John F. Kennedy, L- 1855 Luxemburg | Cloud services and data storage |
DeepL | DeepL GmbH, Maarweg 16550825 Köln, Germany | Translation Services |
Google Ireland Ltd. | Google Building, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Ireland | Shërbimet e përkthimit |
salesforce.com EMEA Limited | Floor 26 Salesforce Tower, 110 Bishopsgate EC2N 4AY London, United Kingdom | CRM dhe funksioni LiveChat |
- Wizz Air Group: të dhënat tuaja personale mund të ndahen brenda Wizz Air Group nëse është e nevojshme. Për më shumë informacion rreth Wizz Air Group, ju lutem klikoni https://wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/company-information.
- Autoritetet qeveritare dhe organet e zbatimit:Wizz Air mund t'i ndajë të dhënat tuaja personale me autoritete qeveritare ose organe zbatimi, si për shembull autoritete rregullatore, pas kërkesës së tyre dhe vetëm siç kërkohet nga ligji i zbatueshëm ose për të mbrojtur të drejtat tona ose sigurinë e klientëve, stafit dhe aseteve tona.
- Facebook:Facebook mund t'i ndajë të dhënat tuaja personale me persona të tjerë, me palë të treta në përputhje me njoftimin e Facebook për privatësinë.
Të dhënat personale mund t'u jepen palëve që ndodhen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane ("ZEE"). Në këto raste, Wizz Air do të sigurohet që të dhënat personale t'u nënshtrohen masave (si për shembull klauzolave kontraktuale standarde për transferimet e të dhënave) që japin një nivel të barazvlershëm mbrojtjeje siç sigurohet nga ligjet për privatësinë e të dhënave në BE (si për shembull Rregullorja e përgjithshme e BE për mbrojtjen e të dhënave; GDPR).
Duke lidhur kontrata të përshtatshme për transferimin e të dhënave mbi bazën e moduleve përkatëse të Vendimit të Implementimit të Komisionit (BE) 2021/914 mbi klauzolat kontraktuale standarde për transferimin e të dhënave personale te palë të treta siç referohet në pikën 46(5) GDPR ose mjete të tjera të përshtatshme, Wizz Air ka përcaktuar se të gjithë marrësit e tjerë që ndodhen jashtë ZEE do të kenë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje për të dhënat personale dhe se ekzistojnë masa të përshtatshme sigurie teknike ose organizative për të mbrojtur të dhënat personale kundrejt shkatërrimit padashur ose të jashtëligjshëm, humbjes ose modifikimit aksidental, zbulimit ose aksesit të paautorizuar dhe të gjitha formave të tjera të tjera të jashtëligjshme të përpunimit.
Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtën të ushtroni të drejtat tuaja, siç tregohet më poshtë:
(i) E drejta e aksesit:Ju keni një të drejtë të pyesni nëse Wizz Air ka ose jo të dhëna personale rreth jush, dhe nëse po, të kërkoni se cilat të dhëna personale ka Wizz Air.
Wizz Air mund të kërkojë informacione shtesë rreth jush për identifiki mose për kopje të mëtejshme të kërkuara nga ju, Wizz Air mund të vendosë një tarifë të arsyeshme të bazuar në kostot administrative.
(ii) E drejta e korrigjimit:Wizz Air i kërkohet që të korrigjojë të dhënat personale të pasakta, ose të plotësojë të dhënat personale që janë të paplota, pas kërkesës.
(iii) E drejta e fshirjes (E drejta për t'u harruar):Në disa rrethana, Wizz Air i kërkohet nga subjekti i të dhënave që t'i fshijë të dhënat personale
(iv) E drejta e kufizimit të përpunimit: Në disa rrethana, Wizz Air i kërkohet nga personi në fjalë që të kufizojë përdorimin e të dhënave personale. Në këto raste, Wizz Air mund t'i përdorë të dhënat vetëm për qëllime të caktuara siç përcaktohet nga ligji.
(v) E drejta e portabilitetit të të dhënave:Ju mund të keni të drejtën që të merrni të dhënat tuaja personale në të cilat Wizz Air ka akses, në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm me pajisjes, dhe këta persona mund të kenë më pas të drejtë që t'i transmetojnë ato të dhëna te një ent tjetër pa pengesa nga ne.
(vi) E drejta për të kundërshtuar:
Ju keni të drejtën të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për arsye që lidhen me situatën tuaj, dhe në këtë rast, Wizz Air mund të mos jetë në gjendje t'i përpunojë informacionet tuaja personale. Nëse keni të drejtën për të kundërshtuar dhe ushtrimi i kësaj të drejte është i justifikuar, të dhënat tuaja personale në fjalë nuk do të përpunohen më tej për qëllimet e kundërshtimit. Ushtrimi i kësaj të drejte nuk përfshin asnjë kosto.
Nëse mendoni se të drejtat tuaja për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave janë shkelur nga Wizz Air, mund të kontaktoni autoritetin kompetent për mbrojtjen e të dhënave që ndodhet në shtetin anëtar përkatës të Bashkimit Evropian ku ndodhet vendbanimi juaj i zakonshëm, vendi i punës ose vendi i shkeljes në fjalë ose Agjencinë Kombëtare Hungareze për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit (Nemzeti Adatvédelmi és Információszabadság Hatóság – NAIH; seat: H-1055 Budapest, Falk Miksa str. 9-11.; website: www.naih.hu; telefon: +36-1-391-1400; adresa e email-it: ugyfelszolgalat@naih.hu; faks: +36 1 391 1410
Mund të ushtroni të drejtat tuaja direkt kundrejt Facebook në lidhje me të dhënat tuaja personale të përpunuara nga Facebook.
Kontaktoni oficerët për mbrojtjen e të dhënave
Nëse keni pyetje të mëtejshme për njoftimin për privatësinë ose mënyrën se si Wizz Air i trajton të dhënat tuaja personale, ju lutem të na kontaktoni duke na dërguar kërkesën tuaj me email ose duke i shkruar Përgjegjësit për Mbrojtjen e të Dhënave në Wizz Air Hungary Ltd., Laurus Offices, Kőér street 2/A, Building B, II-V., H-1103 Budapest (ose data.protection@wizzair.com).
Nëse keni pyetje të mëtejshme në lidhje me mënyrën se si Facebook i trajton të dhënat tuaja personale, mund ta dërgoni krëesën tuaj te Facebook online, duke kontaktuar oficerin e mbrojtjes së të dhënave të Facebookose me postë duke shkruar në adresën e mëposhtme: Facebook Ireland Ltd. 4 Grand Canal Square Grand Canal Harbour Dublin 2 Ireland.