Kushtet e përgjithshme
duke blerë produktin "Ulje së bashku" ju pranoni dhe bini dakord se këto kushte të përgjithshme zbatohen për ju dhe për pasagjerin në rezervimin/prenotimin tuaj.
1. INTERPRETIMI
1.1. Kushtet dhe shprehjet e përkufizuara në kushtet e përgjithshme të transportit të Wizz Air do të kenë të njëjtin kuptim kur përdoren në këto kushte të përgjithshme përveçse kur përcaktohet ndryshe më poshtë ose kur e kërkon ndryshe konteksti.
1.2. Përkufizimet - Kushtet e përgjithshme të transportit janë kushtet e përgjithshme të transportit të Wizz Air Hungary Ltd dhe/ose të Wizz Air UK Ltd në varësi të fluturimit për të cilin blihet shërbimi i qëndrimit së bashku, siç këto publikohen në faqen e internetit dhe siç ndryshohen nga subjekti përkatës i Wizz Air me kalimin e kohës.
1.3. TI ose REZERVUESI është individ në moshë madhe dhe që ka zotësi të plotë ligjore që kryen rezervimin në emrin e tij/saj dhe për llogari të tij/saj dhe/ose në emrat e pasagjerëve të tjerë dhe për llogari të tyre, si dhe që merr përsipër detyrimet e përcaktuara nëkushtet e përgjithshme të transportit.
1.4. Produkti "Ulje së bashku" ose "Ulje së bashku" do të thotë që shërbimi ynë ofrohet bazuar dhe në përputhje me këto kushte të përgjithshme, të cilat ju japin të drejtën juve dhe pasagjerit në rezervimin tuaj që të keni vende të caktuara pranë njëri-tjetrit.
2. PRODUKTI I ULJES SË BASHKU
2.1. Produkti "Ulje së bashku"mund të blihet në faqen e internetit ose nëpërmjet aplikacionit Wizz Air për celular gjatë dhe pas rezervimit/prenotimit të fluturimit tuaj.
2.2. Ulja së bashku mund të blihet si më poshtë:
- Ulja së bashku ofrohet në rast rezervimesh që përfshijnë 2 pasagjerë të rritur.
- Produkti "Ulje së bashku" mund të blihet vetëm kur bëni një rezervim me tarifën bazë.
- Produkti "Ulje së bashku" mund të blihet gjatë dhe pas rezervimit.
2.3. "Ulje së bashku" kryhet kundrejt një tarife që duhet paguar për çdo fluturim më vete.
2.4. Nëse e blini shërbimin e uljes së bashku për fluturimin e kthimit, atëherë duhet blerë për të dyja fluturimet.
2.5. Ulja së bashku nuk ofron mundësinë e zgjedhjes së ndenjëseve. Nuk është e mundur të zgjidhni ndenjëse të caktuara kur blini produktin "Ulje së bashku". Vendet pranë njëri-tjetrit do të caktohen pas përfundimit të rezervimit.
2.6. Ndenjëset e caktuara me produktin "Ulje së bashku" nuk janë të kategorisë premium. Për të shmangur dyshimet, ndenjëset me hapësirë shtesë për këmbët, ndenjëset e rreshtit të parë dhe ndenjëset e parme përjashtohen nga produkti i qëndrimit së bashku.
2.7. Për rezervime me produktin "Ulje së bashku", regjistrimi nga interneti për fluturimet ofrohet 30 orë përpara nisjes së planifikuar.
2.8. Në rast se e ndryshoni rezervimin, vlejnë rregullat e mëposhtme:
- Në rast të ndryshimit të fluturimit, tarifa e paguar nga ju për produktin e uljes së bashku gjatë rezervimit fillestar mund të përdoret për të blerë vende në fluturimin e ri. Kini parasysh se produkti "Ulje së bashku" nuk mund të blihet gjatë ndryshimit të fluturimit dhe nuk garantohet se do të ketë ndenjëse të lira pranë njëra-tjetrës në fluturimin e ri.
- Në rast se tarifa e paguar për produktin "Ulje së bashku" gjatë rezervimit fillestar nuk përdoret për vendet e blera në fluturimin e ri, shuma nuk do të rimbursohet.
- Në rast të ndryshimit të klientit (ndryshimi i emrit, gjinisë ose llojit të pasagjerit), nuk do të ketë ndryshime në produktin "Ulje së bashku". Kini parasysh se në rast se një nga pasagjerët e rritur të produktit të blerë të qëndrimit së bashku ndryshohet në pasagjer fëmijë, çmimi i blerjes së produktit të uljes së bashku nuk do të rimbursohet.
2.9. Produkti i uljes së bashku ofrohet nëse ka vende të lira.
2.10. Produkti "Ulje së bashku" është i disponueshëm vetëm për rezervimet e bëra nëpërmjet wizzair.com ose aplikacionit Wizz Air për celular.
2.11. Produkti "Ulje së bashku" nuk është i disponueshëm për rezervimet e agjencisë.
2.12. Përveç nëse parashikohet ndryshe nga dispozitat e detyrueshme të ndonjë ligji të zbatueshëm, mbi këto kushte të përgjithshme veprojnë ligjet e Hungarisë. Çdo mosmarrëveshje mes jushdhe nesh në lidhje me këtë shërbim në çfarëdo mënyre të mundshme do t'i nënshtrohet juridiksionit jo-ekskluziv të gjykatave të Hungarisë. "Juridiksioni jo-ekskluziv" do të thotë se ju mund të paraqitni një pretendim kundër nesh në një juridiksion jashtë gjykatave të Hungarisë.