(Përditësuar për herë të fundit: 27 gusht 2021 – v1.5)
Njoftim i shkurtër privatësie për Amelia
Kontrollorët e përbashkët të të dhënave tuaja personale
Wizz Air Hungary Ltd.(informacionet e kontaktit) dhe Facebook Ireland Limited(informacionet e kontaktit) janë kontrollorët e përbashkët të të dhënave tuaja në lidhje me bashkëveprimet tuaja me Amelia, asistenti virtual i Wizz Air.
Wizz Air do t'i përpunojë të dhënat tuaja personale për qëllimet dhe bazat ligjore që tregohen më poshtë:
1. Përgjigja për pyetjet dhe kërkesat tuaja:qëllimi i të dhënave tuaja personale është për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave që keni për ne; për këtë qëllim, Wizz Air mbështetet në interesat tona legjitime
2. Përmirësimi i Chatbot tonë: Wizz Air mund t'i përpunojë të dhënat tuaja pas aprovimit tuaj kur bashkëveproni me chatbot tonë për të trajnuar më tej logjinë e procesimit gjuhësor natyral. Mund ta tërhiqni aprovimin tuaj në çdo kohë dhe tërheqja e aprovimit nuk ndikon te ligjshmëria e përpunimit të bazuar në aprovimin para tërheqjes së tij.
Facebook do t'i përpunojë të dhënat tuaja personale për qëllimet dhe bazat ligjore që tregohen më poshtë:
Mund të mësoni më shumë për përdorimin e të dhënave tuaja personale nga Facebook te rregullorja e Facebook për të dhënat.
Kush mund të ketë akses në të dhënat tuaja personale?
Anëtarët e stafit të Wizz Air mund të kenë akses në të dhënat tuaja personale mbi bazën e "nevojës për t'i ditur". Wizz Air mund të përfshijë persona të tjerë dhe palë të treta për të na ofruar shërbime, dhe gjykatat, organet qeveritare ose autoritetet e tjera mund të na kërkojnë që t'ua zbulojmë të dhënat tuaja atyre. Wizz Air do të sigurojë përshtatshmërinë nëse Wizz Air i transferon të dhënat tuaja personale jashtë ZEE/BE.
Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtën të shikoni, korrigjoni ose fshini të dhënat tuaja, si edhe, në raste të caktuara, të kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja, përveç të drejtave të tjera, dhe keni të drejtën e portabilitetit të të dhënave siç tregohet me hollësi te njoftimi i plotë për privatësinë. Mund të ushtroni të drejtat tuaja direkt kundrejt Facebook në lidhje me të dhënat tuaja personale që përpunohen nga Facebook.
Ju keni të drejtën të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për arsye që lidhen me situatën tuaj, dhe në këtë rast, Wizz Air mund të mos jetë në gjendje t'i përpunojë të dhënat tuaja personale dhe të ofrojë shërbimet tona.
Njoftimi i plotë për privatësinë
Për më shumë informacion, ju lutem të shikoni njoftimin e plotë të Chatbot për privatësinë.